Kosova po ‘rritet’ mot për mot, sot 17 vjet shtetësi

0
37

17 shkurti i vitit 2008 e ndryshoi rrjedhën historike, jo vetëm për Kosovën, por i dha formë të re Ballkanit Përendimor dhe gjithë Evropës.

Realiteti i ri në hartën globale, u kundërshtua, siç vazhdon edhe sot, nga Serbia dhe disa vende mike të serbëve, por u përqafua nga shtetet më të fuqishme në botë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për 17 vjet me radhë, Kosova shënoi gradualisht progres në të gjitha fushat, duke ndërtuar marëdhënie bileterale diplomatike me mbi 100 shtete të botës, u anëtarësua në organizata e mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar, teksa po bëhet gati për aplikim edhe në organet më të larta politike, ushtarake e policore, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, NATO, Interpol etj.

Qytetarët e Kosovës festuan edhe këtë 17 shkurt për përvjetor të Pavarësisë, gjithandej qyteteve të Republikës, derisa Prekazi i Jasharajve, mbetet vendi më i vizituar prej shqiptarëve nga mbarë trevat dhe diapsora, të cilët nderojnë veprën e lavdishme të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes së tij.

 

Ndërkohë, ndër urimet e shumta të të gjithëve, ishin edhe lutjet që kur shteti t’i mbush 18 vjet, ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, të jenë të kthyer faqebardhë, duke dëshmuar pastërtinë e luftës për liri.

Sikurse çdo vjet, edhe sot është kujtuar e nderuar presidenti historik, arkitekti i shtetësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

#Hisarionline

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu