Suhareka ridërgon në Kuvend këta deputetë: Enver Hoxhaj, Albena Reshitaj dhe Salih Zyba

LDK dhe AAK ende nuk kanë siguruar një deputet nga Suhareka

Janë numëruar thuajse të gjitha votat nga zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025.

Komuna e Suharekës aktualisht ka fituar 3 deputetë, shkruan Hisarionline.

Në legjislaturën e re do të jetë sërish Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj nga Partia GUXO si dhe Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nuk është shumë larg as Albana Bytyqi e AAK-së, por fakti se subjekti politik ku ajo bënë pjesë, nuk do të ketë shumë ulëse në Kuvend, e mban ende diskutabile fatin e saj.

Poashtu edhe për Ardian Shalën e LDK-së, mbetet të shihet nëse pas numërimit të votave nga diaspora, mund të ketë ndonjë ndryshim.