Ballkani i “zbehtë” e Drita nuk po gabon

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, nuk po këndellet dot.

Largimet e futbollistëve kryesorë nga Ballkani, kanë bërë që kjo skuadër të mos arrijë t’i zëvendësojë me lojtarë adekuat.

Në tri ndeshje të sezonit pranveror në Superligë, suharekasit morën vetëm katër pikë.

Fituan ndaj Dukagjinit, për të humbur më pas nga Gjilani 2-1, kurse kundër ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit’74, nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Nga ana tjetër, liderja e kampionatit, Drita, po vazhdon të shkëputet nga java në javë.

“Intelektualët” nga nëntë pikë maksimale sa mund t’i prodhojnë tri ndeshje, morën shtatë sosh, duke e mundur Malishevën e Suharekën nga 2-0, me barazimin 3-3 ndaj Prishtinës në mes këtyre dy dueleve.

47 pikë kanë gjilanasit në krye të Superligës, dhjetë më pak i kanë të grumbulluara “Xhebrailat”.

Pas tri vjet dominimi në futbollin shtetëror, Ballkani duket se nuk ka më forcë për ta mbrojtur titullin kampion.

Ky vit po shkon në favor të Dritës!