Përleshje në Prizren, një person mbetet i lënduar, tre arrestohen

Dy grupe janë përleshur mes vete në Prizren, dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv