Humbja e sotme me rezultat 3-1 në Malishevë, i ka venitur shpresat e Ballkanit, për t’u kurorëzuar me titullin kampion, për herën e katërt rresht.
Drita nuk po gabon dhe me fitoren e sotme 2-0 ndaj Ferizajit, është shkëputur plot 11 pikë më shumë se kampioni aktual i Kosovës në futboll.
Me triumfin e sotëm, Malisheva është afruar në vetëm dy pikë ndaj suharekasëve, duke ia ngacmuar seriozisht edhe vendin e dytë.
Në xhiron e ardhshme, Ballkani e pret Prishtinën, kurse Drita udhëton te Llapi.