Ballkani nesër “All-in” ndaj Prishtinës

Forma jo e mirë e kampionëve të Kosovës, ka bërë që Drita të shkëputet për 11 pikë më shumë në tabelë.

Andaj këtë të shtunë, Ballkani me të gjitha forcat do të zbres në stadiumin e qytetit në Suharekë, për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Prishtinës, shkruan Hisarionline.

Në fakt, ekipi nga kryeqyteti, tash e katër vjet, është shndërruar në kundërshtar të preferuar për “Xhebrailat”, të cilët nuk dinë të humbin nga “Plisat” në 15 ndeshjet e fundit në Superligë.

Tetë fitore dhe shtatë barazime janë regjistruar nga 4 Prilli i vitit 2021, kur Prishtina ka fituar për herë të fundit ndaj Ballkanit.

Ky duel i vlefshëm për xhiron e 23-të kampionale, fillon nga ora 14:00.