Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse beson ende që Vladimir Putin është është i përkushtuar ndaj paqes.
Ai është shprehur se mendon që po ia dalin mirë me Rusinë, raporton BBC, shkruan Hisarionline.
Trump u shpreh se po e ka shumë të vështirë të merret me Ukrainën.
Ai shton se për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje, mund të jetë “më e lehtë të merret me Rusinë, gjë që është e çuditshme, pasi ato i kanë të gjitha kartat”.