Në njoftimin e policisë thuhet se dy prej tyre janë shoqëruar në stacion të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personi tjetër është identifikuar dhe mbetet në interes për policin që të intervistohet.
“Lidhur me rastin e përleshjes e cila ka ndodhur me datë 06.03.2025 rreth orës 21:00 ku ishin shoqëruar në stacion policore 4 persona si të dyshuar mirëpo pasi që është vërtetuar se tre(3) prei tyre nuk kishin të bëjnë me rastin të njëjtit janë liruar menjëherë ndërsa njëri nga ta është intervistuar si i dyshuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim, shkruan Hisarionline.
Ndër tjera, shtohet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe siguron qytetarët se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë, andaj bënë thirrje tek të gjithë qytetaret që çdo problem që kanë të raportojnë policinë në linjat zyrtare.