Çfarë po ndodh me Ballkanin?

Kampion për të tretin vit radhazi!

Fc Ballkani e dominoi plotësisht futbollin e Kosovës gjatë vjetëve të fundit, duke fituar gjithçka, kurse në arenën ndërkombëtare, shkroi histori shtetërore, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila garoi në fazën e grupeve, në një kompeticion evropian.

Për më tepër, Ballkani i madh i kësaj periudhe, mori rezultate të paimagjinueshme për dikë deri atë kohë.

Fitorja 2-0 ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, triumfi 4-3 në udhëtim te Sivasspor e fitoret kundër Ludogorets apo Bate Borisov, i shndërruan “Xhebrailat” si faktor në futbollin jo vetëm rajonal, shkruan Hisarionline.

Megjithatë, largimet e lojtarëve të kësaj gjenerate të artë, drejt klubeve të ndryshme evropiane, nuk arritën të zëvendësohen siç duhet.

Skuadra po vuan në një krizë të madhe rezultatesh. Dështoi të kualifikohet për të tretin vit me radhë në UEFA Conference League, duke u eliminuar nga një kundërshtar modest, siç ishin irlandezo-veriorët e Larnes, të cilët Ballkani i deklasoi një vit më parë me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Nga Kupa e Kosovës u eliminua prej një ekipi modest të Ligës së Parë, siç është Rilindja.

Në Superligë, lideri i tabeles, Drita, po i ik 10 plot pikë, shkruan Hisarionline.

Çfarë po ndodh me klubin ikonik nga Suhareka, a do të mund ta rimerr vetën, apo mund ta pret fati i disa kampionëve të dikurshëm, që sot janë në gjendje të rëndë, e disa edhe s’janë fare?

Drejtuesit e klubit ka kohë që nuk janë deklaruar për media e as nuk janë adresuar për tifozët.

Cila është e vërteta e këtij edicioni, a ka forcë Ballkani ta vazhdojë luftën për titull apo jo, një test shumë me rëndësi zhvillohet nesër në Gjilan, ku përballet me Dritën e vendit të parë.